Aida Shtino tregon për divorcin nga burri: E kisha djalin adoleshent, ishte shumë e vështirë

Aida Shtino drejtonte vite më parë emisioni “Njerëz të humbur”, një program investigativ, që i dha emër asaj. Vitet e programit “Njerëz të humbur” Aida i kaloi edhe me një situatë aspak të mirë për familjen e saj, divorcin nga bashkëshorti pas disa viteve martesë. E ftuar në “Pasdite në Top Channel”, Aida rrëfeu se të qenit një, pasi ke qenë dy, nuk është e thjeshtë, pra ishte dhe është e vështirë: “Çdo divorc që bëjmë në jetë është i vështirë dhe nuk e përjeton mirë. Edhe kur je publik, je në qendër të vëmendjes. Për mua ishte e vështirë, sepse djalin e kisha adoleshent. Nuk e përballuam aq shëndetshëm, por gjithsesi kaloi, ashtu siç kalon çdo fazë në jetë. Tashmë kanë kaluar 7 vjet, secili ka ndjekur rrugën e tij”, – tregoi Shtino, por nuk e harron atë periudhë impanjative me punën, por edhe me gazetarët që donin ta kontaktonin për atë që po i ndodhte në jetën private: “Në fakt, atë periudhë e kam mbyllur telefonin për të shmangur të gjithë ata që donin intervista. Jam mbyllur, por kam qenë edhe shumë e ngarkuar me punë, me orë të tëra dhe deri në orët e vona. Ishte dhe është e vëshitrë, por them se asgjë nuk është e pamundur, kalon. “Sot, djali i Shtinos është 22 vjeç, studion Arkitekturë në Austri: “Jemi shumë të lidhur, na merr malli, sigurisht, por komunikimi nëpërmjet teknologjisë ta kalon mallin”, tregoi ajo.