Aida Doçi feston ditëlindjen dhe merr një urim fantastik nga bashkëshorti

Është një kohë e lumtur për Aida Doçin.

Ka disa muaj që ajo ka kurorëzuar lidhjen e saj me Naser Qelin dhe karriera e saj është një kahen e duhur.

Ajo sot po feston ditëlindjen dhe këngëtarja mbush plot 26 vjet.

Ndër shumë urime që ajo pranoi këtë ditë, më i bukuri mbetet ai i bashkëshortit të saj.

“Një dashuri zjarri bëhet ujë dhe uji bëhet zjarr. Jep ato që s’do i jepje kurrë dhe merr ato që s’do i kishe marrë. Në ditëlindjet e tua dhuratat i marr unë. Të plakesh afër meje për mua kurrë s’është shumë. Të dua dhe gëzuar pafund”, shkrua Naseri duke ndarë edhe një fotografi me këngëtaren.

Muaj më parë, çifti hapi dyert e shtëpisë së tyre për Prive, ku rrëfyen shumë detaje nga jeta e tyre personale dhe profesionale. /Prive.al