“Ai më la”, Klaudia Pepa rrëfen më në fund prapaskenën e divorcit nga Albi Nako

Dy vite pas ndarjes nga Albi Nako, balerina e njohur Klaudia ka rrëfyer prapaskenën e divorcit të bujshëm nga koregrafi i “Tv Klan”. Të vërtetën ajo e ka zbuluar ndërsa i është përgjigjur një komentuesi në profilin e saj Instagram. “Kot u ndave nga Albi, ai do të mbante si princeshë”, i shkruante një komentues poshtë fotos së saj. Për habinë e të gjithëve, Klaudia iu përgjigj në mënyrën që s’pritej: “Ai më la!” “Story.al” ju sjell këtë komunikimin public të balerinës me ndjekësin. Historia disavjeçare e dashurisë së koreografit të njohur, Albi Nako dhe balerinës së talentuar Klaudia Pepa morri fund në 2016-ën. Prej një viti çifti jetonin të ndarë (ai në Shqipëri dhe ajo në Itali), ndërsa më pas së cilës morën vendimin e divorcit. Kujtojmë që Albi dhe Klaudia u martuan ”live” në emisionin e “E diela shqiptare” me bekimin e Ardit Gjebresë./Story.al