“Ai më ka tradhtuar pa fund”, si e priti ish-burri i Albërie Hadërgjonajt deklaratën e saj
Këngëtarja e suksesshme Albërie Hadërgjonaj ishte e ftuar në programin e moderatorit Ermal Peçi, “Një kat më lart”. Që në nisje ajo deklaroi se mendohet për daljet e saj dhe se donte të mbyllte intervistat këtë kohë në Shqipëri me Ermalin, pasi kishte ndjerë energjinë pozitive rreth programit dhe se të afërmit i kishin sugjeruar të mos mendohej dy herë për “Një kat më lart”. Nisur nga kjo Ermali i tha Albëries se është ndër të paktat personazhe që flet pa doreza në ekranet shqiptare, si për jetën private ashtu edhe për atë artistike, ndaj kënaqësia ishte e shtuar. Duke marrë spunto nga kjo, deklaratat e saj për ish-bashkëshortin bënë para disa javësh xhiro në mediat online.Si i priti ai këto deklarata? A ka pasur hatërmbetje pas ngjarjeve të rrëfyera nga ajo? “Unë fola, kisha munguar në Shqipëri. Edhe pas divorcit isha e rezervuar, jetoja në Tiranë. Tani që jam në Amerikë dhe shoh intervista të njerëzve të realizuar që jetën e tyre e kthejnë motivim për të tjerët. Unë e takoj, kam folur me të, ai është njeri që e kupton jetën, gjithçka”, citon Info Kosova.