“Ai ka qenë një nga ‘xixat’!” Irkenc Hyka tregon se si Getoar Selimi e bindi t’i jepte zë muzikës!

Ditën e sotme këngëtari i mirënjohur Irkenc Hyka ishte i ftuar në “Pardon My French” në Top Albania Radio, ku ka folur rreth shumë detajeve interesante si nga jeta personale, ashtu edhe nga ajo profesionale.

Irkenci prej disa vitesh është pjesë e skenës muzikore shqiptare dhe përgjatë kësaj kohe ka kompozuar e sjell hite të shumta. Gjatë intervistës me Jonida Aliçkolli dhe Kejvin Kalo, Irkenci ka zbuluar se Getoar Selimi ka qenë frymëzimi dhe shtysa e tij për tu bërë këngëtar, fakti ky që nuk e kishim ditur më herë herët.

“Nuk e di unë kam punuar me shumë realisht, por që është për tu përmendur dhe ka qenë një spunto që më tha “O vëllai ti këndon shumë mirë pse nuk del të këndosh?” ka qenë Getoar Selimi. Kemi qenë në studio dhe dëgjonte demot e mia dhe thoshte “Dil këndo”. Dhe ai ka qenë një nga ‘xixat’… realisht ka qenë person frymëzues sepse ka 20-të e ca vite në treg…”

Ndërkohë, vetëm 5 ditë më parë, Irkenci publikoi këngën e tij të fundit të titulluar “Dehur”, e cila është pritur goxha mirë nga publiku. Me një tekst të shkruar me mjeshtëri, siç bën gjithnjë dhe me muzikën që të prek drejt e në zemër, as këtë herë artisti nuk zhgënjeu.

Rreth kësaj kënge ai tregoi se projekti ka lindur krejt spontanisht, por që u përqafua shumë shpejt nga publiku.

“Lindi spontanisht. Hodha një foto në Instagram me një kitarë dhe shkruajta një shprehje “Më jep një kitarë dhe një cigare dhe të bëj me qajt”. Dhe në darkë pastaj këtë e ktheva në këngë.”

/News31.al