“Ai është si femër” Elsa Lila ofendon rëndë Valerin! Ja si i kthehet ai…
Këngëtarja Elsa Lila debatoi ashpër me Valerin, pasi i pati thënë këtij të fundit se ai sillet si femër e ndërkohë shan vajzat e shtëpisë.
“Valeri, ka disa meshkuj që kanë brenda vetes të theksuar tipare femërore dhe jo mashkullore. Kjo ishte për të përforcuar karakterin e tij më shumë afër një femre sesa një mashkulli. Është llafazan, kurioz, fut hundët. Para se të ndalojmë tek shprehja ime se femër është vetë, le të ndalojmë tek Valeri që flet për mua mbrapa krahëve. Unë nuk e bëj këtë pas asnjë qëllim. Nuk është një personazh që më tërheq. Unë nuk merrem me Valerin, por Valeri merret me të gjithë ne”, tha Elsa.
Ajo tha se u shpreh në nerva e sipër pasi Valeri i ka sjellë në kujtesë problemet që ka pasur me drejtësinë italiane.
Por ndërkohë Valeri u kap tek karriera e saj duke thënë se nuk i priste këto fjalë nga një artiste sipas tij “medemek e madhe”.
“Kur them për shpëlarje imazhi e kisha fjalën për atë që ajo ka thënë për ne. Kur ma tha, i thash rri e qetë se nuk kam mendim negativ, por Elsa si njohëse e kapjes së prime-it, dihet tashmë ndaj foli. Në pjesën e ofendimeve unë dua ti them që kur më konsideron si femër, do të thotë që anët negative i kam si ty. Unë jam djali i një femre, jam rritur nga një femër dhe jam bashkëshorti i një femre”, tha Valeri.
liberale.al