“Ai do të ishte krenar për këtë që po bëjmë”/ Jared Leto do të luajë Karl Lagerfeld në biografinë e stilistit të ndjerë
PANORAMA PLUS/ Jared Leto do të luajë dhe do të prodhojë një film biografik të dizanjerit të ndjerë Karl Lagerfeld, raporton Women’s Wear Daily.
Fituesi i Oskarit thotë se mendon se stilisti i ndjerë i modës dhe ish-drejtori artistik i Chanel do të ndihej krenar.
“Ndjehem sikur ky është një moment i duhur dhe Karl do të ishte krenar për atë që po bëjmë”, tha Leto për publikimin. “Karl ishte një artist. Ai ishte një stilist, ai ishte një fotograf, ai ishte një artist. Nuk kishte asnjë përkufizim të tij. Ai ishte një fuqi krijuese.”
Publikimi raporton se projekti “vjen me mbështetjen e shtëpisë së modës Karl Lagerfeld”, dhe ai vendos të detajojë jetën dhe marrëdhëniet e Lagerfeld.
“Ka një mori marrëdhëniesh për të eksploruar,” tha Leto. “Karl kishte një karrierë që zgjati mbi 50 vjet, kështu që si personalisht ashtu edhe profesionalisht ai ishte i afërt me një numër njerëzish. Mund të them se do të rikthehemi në marrëdhëniet kyçe që përcjellin pjesë të ndryshme të jetës së tij.”
Leto shtoi: “Roli im është ta portretizoj në ekran sa më sinqerisht të jetë e mundur”.
“Karl ishte një qenie njerëzore. Të gjithë kemi bukurinë brenda nesh dhe të gjithë kemi të meta. Ne kemi maska dhe më pas kemi momente kur zbulojmë maskën. Unë jam gjithmonë i interesuar të shoh se çfarë fshihet pas maskës,” -përfundoi aktori.