“Ah s’ke faj ti!”, “Prit se nuk keni parë gjë akoma!”/ Mos e humbni këtë përballje të Arbanës dhe Eduartit në revistën “Story”

Eduart Grishaj është “sfiduar” në rolin e tij si regjisor në projektin që pritet të dalë sëshpejti në kinema, të quajtur “Sofia”.

Kjo pasi pjesë e kastit të aktorëve ka qenë edhe partnerja e tij në jetë, Arbana Osmani.

Në një intervistë më herët, Eduarti u shpreh se nuk kaqenë aspak e lehtë për të të punonte me moderatoren.

“Nuk ishte e lehtë fare për të punuar me Arbanën, sepse nga prezantimi në aktrim ajo mendoi se ishte e thjeshtë, por nuk është dhe aq. Është e vështirë të kesh Arbanën aktore, sepse bën shumë dubla”– tha Grishaj, i ftuar në “Euronews”.

Por, si e priti Arbana këtë interviste të partnerit të saj? I menjëhershëm ka qenë reagimi i Osmanit në Instagram, ku shkruan:

“Ah s’ke faj ti”, duke i bërë “tag” regjisorit.

Mirëpo, nuk është mbyllur me kaq! Edhe Eduarti ja ka kthyer përgjigjen me të njëjtën monedhë. Ai ka ripostuar story’n e saj duke shkruar: “Prit se kuk keni parë gjë akoma”.

Sakaq më herët gjatë intervistës, partneri i moderatores foli për familjen dhe fëmijët e tyre duke u shprehur se pavarësisht punës dhe angazhimeve, Jonit, Diellit dhe Zoit, nuk iu ka munguar asgjë nga prindërit e tyre.

“Fëmijëve nuk iu ka munguar asgjë nga prindërit, pavarësisht se ne kemi punuar të dy. Deri tani Zoi është më e lidhur me Arbanën, është shumë e vogël. Unë mbaj çunat, Arbana gocën. Unë kam përgjegjësi vetëm për emrin e Diellit, Zoit ja ka gjetur emrin Arbana. Zoi do të thotë jetë. Zoi është shumë e vogël dhe tani ka shumë nevojë për Arbanën”– përfundoi Eduarti.