“Ah se harrova, emisioni im nuk do jepet më”, gazetaren e heqin nga ekrani: Arsyet nuk mi thanë…
Juli Xhokaxhi, gazetarja dhe spikerja e njohur e lajmeve, e cila është një prej figurave kryesore të ekranit, është larguar papritur nga televizioni Abc News.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë gazetarja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se emisioni “Byro Politike” që ishte nën drejtimin e saj nuk do të transmetohet më, ndërsa nuk bën me dije nëse do të jetë më pjesë e emisioneve të lajmeve.
Ndërkaq ajo shton se nuk di të japë një arsye se përse nuk do të transmetohet pasi as asaj nuk ia kanë dhënë një të tillë, duke nënkuptuar se largimi i saj ka qenë i papritur dhe jo i mirë.
“Ah se harrova. “Byro Politike” nuk ka më. Një hall me pak. Arsyet nuk i di…se nuk mi tha njeri”, shkruan Xhokaxhi, ndërkohë që të shumta ka qenë komentet të cilët shprehen se gazetarja do tiu mungojë për shkak se nuk do të shfaqet më në ekran.