Agron Llakaj i shpall luftë Eni Çobanit: “Tepër banale me gjyqin e saj”

Agron Llakaj ka folur hapur për Eni Çobanin dhe rubrikën e saj të së dielës “Shihemi në gjyq”. Duke u nisur nga fakti që në emisionin e tij në “Vizion Plus”, “Al Pazar” Llakaj është inspiruar nga zonja Eni për personazhin e Lirës, kjo e fundit ka thënë: “Agron Llakaj ushqehet me mua”. Pikërisht kjo shprehje e ka revoltuar Llakajn që gjatë një intervizte në “Nrg Radio” është shprehur: “Nëqoftëse ka një pjesë banale tek Ardit Gjebrea është pikërisht gjyqi i Eni Çobanit. Dhe si të tillë unë e kam marrë si gjetje për të demaskuar këtë lloj gjyqi, pasi ajo mund të jetë një avokate e së drejtës, por ajo është një banalitet. Po gjatë së njëjtës intervistë, Llakaj ka treguar se Lira e spektaklit të tij nuk është një kopjim fjalë për fjalë i Eni Çobanit: “Ai personazh nuk është Eni Çobani. Po të ishte Eni do e vendosja emrin Eni Çobani, s’do ia vendosja Lira. Ajo është përzgjedhje marrë nga ekrane të ndryshme, duke marrë pak nga një personazh, pak nga një tjetër dhe është krijuar një personazh si Lira”, tha ai pasi e quajti “Shihemi në Gjyq” të Eni Çobanit si një banalitet.