Agron Llakaj jep lajmin e bukur si gjysh, pas mbesës vjen në jetë nipi

Aktori i njohur dhe moderatori i show-t të humorit “Al Pazar”, Agron Llakaj ka dhënë sot një lajmin se pas mbesës, tashmë është bërë gjysh i një nipi. Me anë të një statusi në Facebook, Llakaj shkruan: “Të dua sa qielli e sa toka!” Një këngë ninulle djepi që ia këndoja sime bije kur erdhi në këtë botë…, dhe asaj i pëlqente shumë. Dhe tim biri ia këndova, dhe atij shumë i pëlqente. E pas shumë vjetësh Zoti më solli një princeshë, Adean… Edhe kësaj ia këndova, shumë i pëlqente dhe kësaj…. E sot po e rikëndoj duke të mbajtur ty në krahët e mi, Teos, i ëmbli dhe i miri i gjysh Gonit!Mirë se erdhe mes nesh bir!Je i rrethuar me një mal dashurie!Zot, faleminderit që na e zbukurove jetën!”, përfundon statusin e tij Llakaj. Agron Llakaj është baba i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali. Story.al