Agron Llakaj i gjen një vend në spektakël aktorit të njohur të humorit

Agron-Llakaj-2

Ndonëse sezoni i ri televiziv ka nisur prej gati tre muajsh, produksioni i spektaklit të humorit “Al Pazar” duket se e ka ruajtur për tani surprizën e tij për publikun. Kastit të aktorëve i është shtuar aktori i njohur, Xhevahir Zeneli. Për hapësirën që Llakaj i ka krijuar Zenelit në “Al Pazar” ka folur në puntatën e së shtunës që lamë pas vetë autori i programit, Agron Llakaj.