Agon Amiga: Me Getoarin jemi ndarë në mënyrë banale

Çfarë po ndodh me Baba Stars? Cili është raporti mes Agon Amiga dhe Getoar Selimit?

Dy pyetje të cilave ish-anëtari i grupit “Baba Stars”, Agon Amiga i dha përgjigje në intervistën e realizuar në skype në emisionin “ABC e Pasdites”, me moderatorin Ermal Peçi. Agon tha se tema e grupit është pika e tij e dobët dhe se do të mbaj në memorie veç kujtime të mira. Madje, ai tha se që kur është bërë baba është bërë më i ndjeshëm dhe mund të falë gabimet e të shkuarës.

“Këtë temë e kam shumë pikë të dobët dhe s’po du me e ekzagjeru, du me lon veç kujtime të mira prej “BabaStars”. Nuk po du me pas as urrejtje. Të qenurit baba më ka bërë më të dhimbsur, të gjithë jemi njerëz dhe të gjithë gabojmë. Ka ndodhur shumë padrejtësi dhe parregullsi ndërmjet anëtarëve të grupit”.

Ermali e pyet nëse ruan ende kontakte me Getoarin, të cilin ai e përmendi në lidhjen live teksa thotë: “Fatkeqesisht jo!. Më vjen keq që po e them këtë, i kemi ndërprerë në mënyrë shumë banale kontaktet. Unë i kam thënë atij si burrë; Jena bo 20 vjet karrierë bashkë. Hajde po i ndajna senet në tavolinë.s’po punojnë në bashkë, por mujna me qenë shokë. Më vjen keq që shumica prej anëtarëve të grupit janë të shpërndarë; Cozma është në Londër, unë jam Gjermani, Majk në Prishtinë, Geti është që sa vite në Tiranë”.