Agon Amiga me djalin e porsalindur në kraharor: “U bëra prind, jam njëriu më i lumtur në botë”

Reperi i “Babastars”, Agon Amiga është bërë baba për herë të parë me bashkëshorten e tij, Egzona Syla. Këngëtari ka postuar në Instagram foton e parë me fëmijën e porsalindur në kraharorin e tij, shoqëruar me një dedikim shumë prekës. “I bekuar nga Zoti. Nëse ekziston mrekullia, ai është biri im i porsalindur. Nëse pyetni kush është sot njeriu më i lumtur në botë, ai jam unë. Falenderimi i takon Allahut të madhërishëm që u bëra prind dhe më fali një djalë engjull! Ndërsa fati si prind na buzëqeshi së bashku me mbretëreshën time, gruan time të dashur. Sakrifica dhe mundi i saj nuk paguhet me asgjë. Ti më dhe emrin prind, dhe une do të dua, dhe do të falenderoj deri në frymën e fundit. Mirë se erdhe NOEL!”. Kujtojmë që Agon Amiga dhe bashkëshortja u ribashkuan pas ndarjes tre vite më parë, për shkak të një tradhtie të përfolur të reperit me Affërdita Dreshajn.

Story.al