Agnesa Vuthaj zbulon planin për martesë: Dasmën do e bëj në ishull
Agnesa Vuthaj mbetet një nga vajzat më të komentuara në media. Ish-Miss Shqipëria tërheq shpesh vëmendjen me postimet që bën në rrjetet sociale. Ndërkohë sa i përket jetës së saj private, Agnesa është munduar gjithmonë që ta mbajë larg syrit të publikut. Por në një intervistë të fundit për “Prive”, ajo ka zbuluar për herë të parë se dasmën do e bëjë në një ishull. Madje bukuroshja ka shtuar se ceremonia do të jetë shumë private pasi do të ftojë vetëm të afërmit dhe miqtë e ngushtë, shkruan Panorama Plus. Dasma e ëndrrave për mua është në ishull me njerëzit më të afërt të familjes time, dhe me miqtë që dua fort”, ka rrëfyer Agnesa.