Aftësia e Sylvester Stallone për të zbuluar kur do të ndahen vajzat e tij!
Sylvester Stallone është një baba shembullor, i cili është shumë i përfshirë në jetën e vajzave të tij. Së fundmi dy nga vajzat e tij kanë zbuluar se ai ka një metodë të pagabueshme për të ditur nëse ato kanë zgjedhur të dashurin e duhur.
Sistine dhe Sophia Stallone në podcastin “Giggly Squad” u shprehen se babai i tyre ka aftësinë të dallojë se sa do të zgjasë lidhja e tyre me të dashurit. “Babai im është një dijetar kur bëhet fjalë për takimet tona”, tha Sistine.
Sipas Sophia, Sly “gjithmonë … ka një puro” dhe qëndron në qoshe për t’u siguruar që të dashurit e tyre e dinë se në shtëpinë e kujt janë. “Ai mund të zbulojë brenda 4 minutave nëse do të zgjasë takimi im me të, dhe ai ka të drejtë çdo herë”, tha Sophia.
Sophia dhe Sistine thonë se Stallone i trajton miqtë e motrës së tyre më të vogël ndryshe “Ai i pëlqen vetëm të dashurin e motrës sime, Scarlet”.
Bordo