Afronës nuk i plas fare çfarë thuhet për ndarjen e saj dhe Bleros dhe e tregon me vetëm një foto

Afrona dhe Blero kanë qenë ditët e fundit një nga çiftet më të komentuar pas thashethemeve se dyshja i kanë dhënë fund martesës. Madje burime pranë çifti treguan për “Prive” se ata nuk janë më bashkë.

Nga Blero dhe Afrona nuk ka ende një reagim, megjithatë modelja me postimin e fundit ka treguar se nuk i intereson shumë se ç’po thuhet.

Ajo ka postuar një foto ku shfaqet duke bërë trajtime estetike dhe duket aspak e shqetësuar nga lajmet.