Afrona heq unazën me plot diamantë të martesës (FOTO)
Teksa nuk ka më dyshime se Afrona dhe Blero janë ndarë, bukuroshja që po qëndron me kohë të plotë në Zvicër, e përqendruar në biznesin e saj “Grace Aesthetics” ka ndërmarrë një tjetër hap.
Ajo e ka hequr unazën e martesës me këngëtarin e njohur.
Unaza e veçantë, e rrethuar me diamante në të gjithë strukturën, ishte simboli i dashurisë me të cilën, Dika krenohej duke e postuar në rrjete sociale.
Prej disa muajsh, modelja është treguar e kujdesshme duke fshehur në fotografi gishtin e unazës, mirëpo tash kur nuk ka më pikëpyetje mbi raportin e tyre, ajo e ka shfaqur haptazi largimin e unazës.
Blero u pyet nga emisioni Prive të shtunën në dasmën e Arbër Zenelit.
Ai pati një koment duke lënë të nënkuptohet se shpejt vjen një baladë, me shumë gjasë dedikim për Afronën pas ndarjes.
Prive.al