Afrona Dika kujton kohët e para të dashurisë me Bleron
Pranë apo larg Bleros, Afrona Dika bëhet shpeshherë nostalgjike për gjithë kohën që ka kaluar deri më tani me partnerin e saj. Edhe me fotot e fundit ajo ka kthyer disa kujtime pas, që nga koha kur ishte ende një brune, e deri tani që është bionde.
“Koha fluturon. Kur ishim të rinj”, ka shkruar Dika krah pozave të ëmbka me Bleron, duke shkëmbyer përqafime e shumë dashuri.
Ndonëse për Bleron dhe Afronën koha ka kaluar, ata vazhdojnë të mbeten ndër dyshet më simpatike të ‘showbiz-it’. Kujtojmë se në shtator të vitit 2019, Blero dhe Afrona e kurorëzuan dashurinë dhe lidhjen disavjeçare në martesë në Gjirin e Lalzit mes njerëzve të tyre më të dashur./revistawho.com