Afrikania që u shpall më e bukura e universit një mrekulli mbi tokë, njihuni me jetën e saj

Më e bukura e Afrikës së Jugut, Demi-Leigh Nel-Peters është shpallur “Miss Universe 2017”, të dielën mbrëma në Planet Hollywood në Las Vegas të SHBA-ve 22-vjeçarja fitoi ndaj shoqërueses së parë “Miss Kolumbia”, Laura Gonzalez dhe shoqërueses së dytë “Miss Xhamajka”, Davina Bennett. Nel-Peters që i mrekulloi të gjithë me bukurinë e saj, është diplomuar për menaxhim biznesi pranë Universitetit North-West. Në një prej intervistave të saj, ajo ka folur për vështirësitë dhe rreziqet në të cilat jeton ajo dhe njerëzit në vendin e saj. Për këtë arsye miss-i ka nisur të angazhohet në një projekt për mbrojtjen e femrave. Krahas konkurrenteve të tjera në “Miss Universe 2017” parakaloi dhe përfaqësuesja e Shqipërisë, Blerta Leka, e cila nuk u përfshi në listën e 16 vajzave finalist nga e gjithë bota.