Aferdita Dreshaj tregon idetë për emrin e djalit dhe detaje të shtatzënisë

Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj, Jakub Kindl, do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Lajmin e bukur e bëri me dije vetë Afërdita pak ditë më parë, me anë të një postimi në Instagram, ku gjithashtu zbuloi se ishte në pritje të një djali.

Ndërkohë ditën e sotme, në një bashkëbisedim që ka zhvilluar me ndjekësit e saj në rubrikën “Ask me a question” në këtë rrjet social, modelja ka zbuluar disa detaje rreth shtatzënisë dhe jo vetëm. Dreshaj tregon se bashkëshorti i saj nuk e kishte besuar herën e parë që ajo i kishte thënë për pritjen e ëmbël, madje as kur pa testin, por vetëm kur shkuan tek doktori. Ndërkohë as mamaja e saj nuk e kishte besuar deri në muajin e tretë.

Sipas saj bebi ishte i planifikuar nga cifti dhe fakti që ndodhi kaq shpejt, bëri që ata të mos e besonin fillimisht, por sigurisht ishin shumë të lumtur. Fatmirësisht gjatë 3 mujave të parë shtatzënia e Afërditës ka shkuar shumë mirë dhe pa asnjë shqetësim.

Meqë ra fjala, tani që flasim Afërdita është në muajin e pestë, edhe pse sipas fansave të saj, nuk duket fare. Vazhdon palestrën, sigurisht me këshillën e mjekut dhe preferon që të bëjë një lindje natyrale.

Në fund, po një emër për djalin e ka menduar Jakub dhe Afërdita? Ende jo dhe sipas modeles kjo ka për të qenë një detyrë shumë e vështirë.

/News31