Afërdita Dreshaj i thotë “po” milionerit, videoja kur ai i propozon i ulur në gjunjë

Para disa ditësh modelja dhe këngëtarja shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Afërdita Dreshaj i tha “po” propozimit për martesë nga i dashuri i saj milioner, sportisti çek Jakub Kindl. Momenti i propozimit për martesë ishte vërtet emocionues, gjatë një atmosfere të mrekullueshme të krijuar nga dhëndri i ardhshëm në një mbrëmje super të veçantë. Përveç fotove, Afërdita ka ndarë me ndjekësit dhe videon në Instagram, kur ka parë Jakub me unazë në dorë duke iu ulur në gjunjë për t’i bërë propozimin për martesë. Story.al ju sjell videon kur ajo thotë menjëherë “po” dhe vrapon në krahët e të partnerit e lumtur dhe e mallëngjyer.