Afërdita Dreshaj bëhet nënë për herë të parë, ndan me të gjithë foton emocionuese me të voglin në krahë

Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj, Jakub Kindl, janë bërë prindër për herë të parë!

Këngëtarja ka sjellë në jetë djalin e tyre dje dhe këtë lajm e kanë ndarë me të gjithë nëpërmjet një postimi në Instastory.

Afërdita shihet me djalin në krahë, teksa të dy i dhurojnë një puthje të ngrohtë në kokë.

“Nuk mund ta përshkruajmë këtë dashuri”, shkroi modelja krahas postimit, të cilin e shoqëroi edhe me një zemër blu.

Ndërkohë, edhe Jakub publikoi të njëjtin imazh, të cilin e përshkroi me këto fjalë: “Zemrat tona po shpërthejnë”.

Jo më larg se një ditë më parë, Afërdita i habiti të gjithë me videon që publikoi në rrjete sociale, ku shihej duke u stërvitur në borë.

Ajo nuk ka ndaluar së ushtruari në asnjë moment, pavarësisht shtatzënisë, dhe këtë e ka bërë duke marrë sigurisht edhe aprovimin e mjekëve.

Afërdita është kujdesur shumë edhe me ushqimin, në mënyrë që të merrte të gjitha vlerat ushqyese dhe vitaminat gjatë pritjes së ëmbël.

Rreth një javë më parë, edhe vëllai i saj, u bë baba i një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Martin, sipas emrit të babait të tyre të ndjerë.

Ndërsa, Afërdita dhe Jakub ende nuk e kanë zbuluar emrin që kanë përzgjedhur për të voglin e tyre.

Panorama.al