Adrola Dushi: Syri i keq, shkak për prezantimin tim në ‘Këngë Magjike’
Prezantimi i modeles në 3 netë live u kthye në fokusin kryesor të mediave dhe publikut deri sa fitoi Eneida Tarifa. Së fundmi në “Mirage” ka folur për këtë pjesë dhe sipas saj e kanë “ngrënë me sy”.
“Hyja dhe dilja nga skena, pa e ditur as se çfarë po bëja, isha si në gjendje shoku. Nuk e kuptoja çfarë po ndodhte me mua, kam pasur një emocion të tmerrshëm, nuk e di as përse më ndodhi e gjitha. Madje i thashë mamit më ka ngrënë syri i keq se s’ka mundësi tjetër, se unë jam shumë llafazane në përgjithësi. Isha shumë mirë para festivalit por Arditi më dha shumë tekst. Kjo sepse kishim një komunikim shumë të mirë bashkë, shumë spontan, flisja shumë, nuk më mbyllej goja para festivalit edhe kur hipa në skenë nuk e di çfarë ndodhi me mua, thjesht u bllokova”, ka treguar Adrola.