Adrola Dushi sjell modën e flokëve vishnjë dhe të gjithë e shohin çuditshëm

Ajo cilësohet si një nga femrat më të bukura shqiptare dhe, nga ana tjetër, njihet për natyralitetin e saj dhe që nuk preferon eksperimentet me pamjen.

Pavarësisht se kohë më parë Adrola Dushi vendosi që të kalonte në grupin e biondeve, kuptoi se kjo ngjyrë nuk i përshtatej aq shumë. Së fundmi, modelja e njohur shqiptare kishte zgjedhur nuancën më të errët të gështenjës, të cilën në disa foto të saj mund ta ngatërrojmë me të zezën.

Por tashmë duket se kishte ardhur koha për ndryshim! Në foton e fundit të publikuar në “Instagram”, Adrola tregon se ka zgjedhur të ndryshojë ngjyrën e flokëve, jo në nuancën e biondes, por në atë të kuqe. Duke pozuar për një markë amerikane të bizhuterive, modelja shfaqet sensuale, por ajo që na bie në sy janë flokët e saj me nuancën e vishnjës, ndërkohë që shumë ndjekës e kanë parë çuditshëm.

Epo nëse doni të hapni ngjyrën e flokëve, merrni shembullin e Adrolës. Modelja e njohur së fundi është përfolur për divorcin nga bashkëshorti, martesë nga e cila ka një djalë.

Modelja e njohur, gjatë një interviste të fundit, ka pranuar se do të kishte preferuar që disa zgjedhje në jetë t’i kishte bërë ndryshe në jetën e saj. Aktualisht, ajo është zhvendosur në Amerikë, ku po ndjek plot sukses ëndrrën e saj për t’u bërë supermodele.

Por në një intervistë për revistën “Who”, Adrola u shpreh se pengu më i madh i saj është se po rrëmben kohën që duhet t’i dedikonte Troit për profesionin.

“Si çdo njeri kam pendesat e mia për momente apo vendime të caktuara që kam marrë në jetë. Do të kisha dashur që shumë gjëra të ishin ndryshe. Ndonjëherë mendoj se nëse Troi do të kishte lindur më vonë, të dy do ta kishim shijuar më shumë njëri-tjetrin. Tani më duhet të qëndroj shpesh larg tij, të merrem me angazhimet profesionale dhe kjo sigurisht është e vështirë. Por unë do të bëj më të mirën për jetën tonë”, u shpreh Adrola ndër të tjera.