Adrola Dushi pozon në mënyrë provokuese me modelin që dyshohet se janë në lidhje, dhe e deklaron të sajin

Pasi ka njoftuar ndjekësit se këtë fundvit do të jetë ne krah të Ardit Gjebresë për të prezantuar “Kënga Magjike”, modelja Adrola Dushi po provokon audiencën me jetën e saj private. Dy vite më parë modelja shqiptare që po bën karrierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konfirmoi ndarjen nga bashkëshorti i saj, Adis. Gjatë intervistës televizive me Ermal Mamaqin, modelja tregoi se pavarësisht ndarjes me ish-partnerin e saj vazhdojnë të ruajnë marrëdhënie të mira, pasi në mes është djali i tyre, Troi. Faktin se ata ruajnë një marrëdhënie miqësore e vërtetoi me komentin poshtë fotos së ish-burrit, ku ai kishte bërë tatuazh veten dhe të birin duke e mbajtur në krahë. “Zot, sa e bukur!”, shkruante Adrola e impresionuar nga tatuazhi i ish-burrit të saj. Edhe pse nuk e thanë hapur arsyen e divorcit, u fol se distanca fizike u bë shkak nisur nga fakti se Adrola u vendos në Amerikë për karrierën, ndërsa partneri vazhdonte të jetonte në Tiranë.

Adrola-2

Por pas ndarjes, ndjekësit u bënë kureshtarë në lidhje me statusin e Adrolës tani që s’është më e martuar. Në ndonjë deklaratë të shkurtër ajo pohonte se ishte single, pasi gjatë kësaj periudhe nuk e kishte ngacmuar asnjë mashkull. Por pak muaj më parë ajo postoi në rrjetet sociale një foto shumë komprometuese që dëshmonte faktin se Adrola nuk është më single. Ajo pozonte e dorëzuar në krahët e një aktori dhe modeli, të quajtur Pavllo Zengo. Të njëjtën foto, ku ajo llastohej në krahët e tij e ka postuar edhe djali zeshkan me sytë blu, i cili është një shqiptar i përfshirë në botën e aktrimit dhe modës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai po ashtu postoi të njëjtën foto me statusin “Merre, ose lëre”, duke iu referuar Adrolës. Nuk munguan komentet e miqve, të cilët i sugjeronin që ta marrë Adrolën pas asnjë mëdyshje, pasi, sipas tyre “është një nga vajzat më të bukura mbi tokë”. Poshtë fotos nuk munguan komentet me zemra të Adrolës, jo vetëm poshtë kësaj fotoje çift, po edhe të një tjetre që Pavllo kishte postuar në “Instagram”-in e tij, në shoqërinë edhe një tjetër mikeshe. Por duket se pas kaq kohësh, Adrola ka bërë të njëjtën gjë, këtë herë duke provokuar më shumë. Këtë herë pozon në mënyrë provokuese afër trupit të tij, foto hot që e shoqëron me statusin “My Pavllo” (Pavllo im), duke e konsideruar të vetin. Pavllo Zengo është i njohur si aktor për rolet e tij në “The Org” (në 2017-n) dhe CSI (Cyber) në 2015-n. Të shohim nëse vërtet mes tyre do të ndodhë dicka më shumë, apo nëse Adrola do e marrë me veten Pavllon në Tiranë këtë fundvit. Në lidhje me martesën në moshë të re që përfundoi me divorc ajo u shpreh në ekran: “Martesa nuk ishte gabim, por unë dhe Adisi ishim shumë të rinj. Nuk mendoj se është as faji im, as faji i Adisit për ndarjen tonë. Është thjesht faji i situatës, Troi erdhi shumë herët në jetën tonë. Pse nuk funksionoi, do të ngelet mes meje dhe Adisit”, ka thënë ndër të tjerash Adrola. Ndërsa në pyetjen provokuese se mos zgjodhi karrierën përpara ish-bashkëshortit, modelja u përgjigj: “Jo absolutisht, gjëja që do zgjedh gjithmonë në jetën time është ndjesia e mirë, jo karriera.Karriera nuk të përmbush. Kishim arsyet tona që na sollën në këtë pikë!” Ish-çifti janë prindër të një djali, të quajtur Troi, e që sipas modeles është arsyeja pse ata ruajnë ende raporte të mira shoqërore./Panorama Plus