Adrola Dushi poston foton seksi dhe provokuese, por numri i këmbës së modeles merr gjithë vëmendjen

Adrola Dushi është një nga femrat më seksi dhe më të bukura shqiptare.

Modelja e vë në në pah bukurinë e saj në fotot seksi që poston në rrjetet sociale.

Së fundmi, zeshkania pozoi e ulur në shkallë e veshur me xhaketë dhe sandalet e hequra, ndërsa në plan të parë ishin këmbët e saj.

Megjithatë, gjithë vëmendja e ndjekësve u fokusua tek numri i këmbës së modeles.

“Numri i këmbës 40?”– e pyeti një prej ndjekësve.

Ndërsa Adrola Dushi iu kthye: “8.5 😎”

Kaq është dashur që fansat e saj të futeshin në “debat” për të zbuluar numrin e saktë të këmbës së saj.

“8.5 in USA, 41 në Shqipëri i bie më duket?”- i shkroi një ndjekës.

“38.5 😎”– iu kthye Adrola.

“E dashtun 8.5 është 41 në Evropë. Pasi numri im është 4, që i bie 37 në Evropë,”– i komentoi një tjetër fanse.

Ndërsa modelja iu përgjigj: “Shumë i/e dashtun, është masa për meshkuj ajo, jo për femna 😉 Prandaj po ju them që mos të japin informacione të gabuara se kush e di çfarë ndodh.”
/Panoramaplus.al