Adrola Dushi: Nuk më pëlqen fare vetja e dobët

Adrola Dushi është një nga vajzat më të bukura shqiptare, gjë e cila është vlerësuar edhe nga profesionistë të fushës së modës në Shqipëri, dhe jashtë saj. Adrola ishte e ftuara e “Intervistës së Fundit” në “Prive” ku krahas shumë detajeve që ka dhënë për dashurinë, pushimet dhe jetën private ka treguar se nuk i pëlqen vetja aspak kur është e dobët. “Një femër duhet të ketë format e saj. Nuk më pëlqen vetja fare kur jam e dobët. Çdo gjë duket bukur kur ka forma”, ka thënë Adrola. Modelja, nënë e një djali Troy-t prej shumë vitesh është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillon edhe karrierën e saj. Së fundi ajo foli hapur për divorcin nga babai i djalit, dhe karrierën e vështirë në SHBA.