Adrola Dushi në krah të Eugent Bushpepës, kjo është hera e parë që ajo…

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi ka publikuar ditën e sotme një foto krah Eugent Bushpepës dhe të gjithë po pyesin veten çfarë i ka bërë bashkë dy personazhet publikë. Përveç fakti që janë patriotë, pasi të dy e kanë origjinën nga Rrësheni, modelja dhe këngëtari do të xhirojnë një klip së bashku.

Adrola-Dushi-2

Burime për “RevistaWho.Com” janë shprehur se Adrola do të jetë protagoniste në videoklipin më të ri të Eugent Bushpepës. Xhirimet i janë besuar Renuar Locajt, një prej fotografëve më të mirë shqiptarë, i cili po ashtu është me origjinë nga Rrësheni. Ende nuk dihet kur do publikohet ky klip, por xhirimet kanë nisur. Duke marrë parasysh bashkëpuntorët që ka zgjedhur Eugenti, mund të themi me bindje se ky rikthim i tij do të jetë i suksesshëm. Kujtojmë se kjo është hera e parë që Adrola pranon të jetë imazhi kryesor i një projekti muzikor. E vetmja arsye që e ka bindur të pranojë ofertën e Gentit është origjina e përbashkët e tyre, Rrësheni, shkruan Who.