Adrola Dushi flet për periudhën post-divorc/ Marrëdhënia me ish-burrin për hir të fëmijës

Modelja Adrola Dushi pasi pranoi ndarjen nga partneri i saj, ka dhënë një tjetër intervistë duke rrëfyer arsyet. Adrola dhe Adisi janë prindër të një djali, Troit, i cili tani jeton mes SHBA-së ku jeton nëna dhe Shqipërisë ku jeton babai. E ftuar në ‘Elite Show’, Dushi ka rrëfyer për marrëdhënien që ruan me ish-bashkëshortin tani pas ndarjes. “Adisi i ka dokumentat për të lëvizur dhe vjen shumë shpejt andej. Ndërsa Troi vjen shpesh këtej. Mundohem që djalit të mos i mungojë as unë dhe as i ati, prandaj është kjo pjesë që ne lëvizim shumë”, u shpreh Adrola. Marrëdhënia jonë për aq sa na takon është shumë e mirë, nuk kemi inate dhe e respektojmë njëri-tjetrin. Modelja vitet e fundit jeton dhe punon si modele në Amerikë, por nuk ishte karriera arsyeja e ndarjes sipas saj.