Adrola Dushi flet për ndarjen nga bashkëshorti: Jeta ime me shumë zhgënjime

Modelja që vazhdon karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte e ftuar në “Xing me Ermalin”, ku foli për ndarjen nga bashkëshorti, Adis Patushi. Ajo tregoi se mosmarrëveshjet mes tyre i çuan në ndarje, por vazhdojnë të ruajnë marrëdhënie të mirë për hir të djalit të tyre, Troy. Adrola tregoi se ka pasur edhe momente depresioni, duke qenë se ka kaluar shumë vështirësi në jetë që nga ardhja nga Rrësheni, konkurrimi në garën e miss-eve, martesa, lindja e djalit, vendosja në SHBA dhe karriera atje si modele. Pyetjes se a ka menduar ndonjëherë të heqë dorë nga puna si modele ajo u përgjigj: “Po”. Po çfarë plani ka për jetën e saj pas divorcit? Në lidhje me djemtë ajo u shpreh se është e hapur për një person që e bën të ndjehet mirë, dhe se urren gënjeshtrat. Ndërkohë ish-partneri Adis ende nuk i ka fshirë fotot ende nga martesa me Adrolën./Story.al/