Adrola Dushi dhe Kristina Bakiu e nisin vitin në krahët e njëra-tjetrës

Kristina-Bakiu-2

Vitet e fundit miqësia e tyre speciale është përfolur shumë në media, duke qenë se dhe ato vetë e kanë cilësuar marrëdhënie të veçantë mes tyre. Fjala është për modelet Adrola Dushi dhe Kristina Bakiu. Si kopje të njëra-tjetrës, e kanë pritur Vitin e Ri bashkë, në një përqafim gjithë dashuri. Duket se kanë kohë pa u takuar duke qenë se Adrola jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me djalin Troy, ndërsa Kristinën e pamë në “Dance with me” pas eksperiencës si modele në vendet aziatike.