Adriatik Lapaj: Po dëgjoj 100 teori për djegien e makinës sime
Aktivisti Adriatik Lapaj ka reaguar sërish për incidentin që i ndodhi me makinën e tij paraditen e sotme. Makina e tij shpërtheu në flakë, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Vetë Lapaj në fillim bëri një sqarim se gjithçka ishte një difekt, por më pas ka bërë një status të gjatë. Ai thotë se është detyruar të bëjë këtë sqarim pasi ka dëgjuar 100 teori për atë që ka ndodhur.
“Makinat bëjnë defekte. Bëri dhe imja pas 8 vitesh përdorim. Nuk më pyeti mua…thjesht u dorëzua. Duke parë që e bënë lajm edhe pse nuk kishte gjë për lajm sa kohë nuk e pyetën të Zotin, pra mua se çfarë ndodhi…e duke dashur të qetësojë miqtë se isha mirë, publikova se ishte defekt…siç vërtet ishte.
Tani rri dëgjo dhe 100 teori se si makina ime nuk duhet të bënte defekt pa pyetur gjithë konspiracionistët e Tiranës. Të më fali kushdo nga këta të konspiracioneve që më bëri makina defekt pa i pyetur! Atdheu im hallemadh…je në hall…interneti i dha hapësirë kujtdo…
Falenderoj çdo mik e njeri të mirë që u shqetësua për mua! Ma bëni hallall! Do kisha dashur që filtri partikular i makinës time të mos qe dorëzuar! Do kisha dashur të jetoja në një vend normal ku nuk bëhet lajm çdo gjë pa doganë e ku nuk shqetësohen njerëzit së koti!
Më falni që u shqetësuat, por as unë nuk kam faj! Këtu jetojmë…ndaj duhet ta ndryshojmë! Nuk do më mungojë makina se unë kryesisht eci në këmbë. P.S si ka thënë populli…mirë makina që më ngordhi, po nuk të lënë as … 😅🙏” – shkroi Lapaj në Facebook.
©LAPSI.al