
Adriana Matoshi pritet me duartrokitje pas kthimit në Kuvend
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, arriti sot në seancën e Kuvendit ku po diskutohej shqyrtimi për herë të dytë i projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin për vitin 2022.
Ardhja e saj u prit me duartrokitje nga deputetët e pranishëm në seancë.
Kurse kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ndërpreu diskutimin dhe i uroi mirëseardhje.
Aktorja iu nënshtrua një operacioni se fundmi, pasi tumori në kokë iu rikthye pas 9 vitesh.