Adriana Matoshi i jep fund lidhjes me futbollistin 20 vite më të ri

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, që njëkohësisht është edhe deputete në parlamentin e Kosovës, që përfaqëson Lëvizjen Vetëvendosje, i ka dhënë fund lidhjes Keith Owen Groeneveld.

Futbollisti dhe aktorja kanë disa ditë që përfliten se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre për arsye që ende nuk dihen të paktën deri tani.

Ata nuk ndiqen më në Instagram, madje futbollisti i ka fshirë të gjithë fotot dhe kujtimet që ka me Adrianën, kjo e fundit nuk e ndjek, por fotot nuk i ka fshirë ende.

Lidhja e tyre ka qenë gjithmonë e përfolur në mediat rozë për shkak të diferencës të madhe mes tyre, pasi Keith është 20 vite më i ri se Adriana.

Vetëm pak muaj më parë, Adriana fitoi betejën e saj për herë të dytë me t umorin dhe në atë kohë Keith i qëndroi shumë afër duke e mbështetur.

Ata dukeshin shumë të lumtur bashkë, ndërsa tani duket se çifti i ka dhënë vërtetë fund lidhjes së tyre dhe secili do vazhdojë jetën e tij.