Adriana Matoshi foli publikisht për rikthimin e tumorit, moderatori shqiptar zbulon problemin e tij shëndetësor: Nuk e kam bërë publike se…
Moderatori i njohur shqiptar, Labinot Gashi ka zbuluar në media problemet që ai ka pasur me shëndetin e tij së fundmi.
Gashi rrëfeu se pak ditë më parë ai ka kryer një operacion për të cilin nuk ka dashur të flasë publikisht.
Arsyeja e operimit mesa duket kanë qenë problemet me zemër, pasi moderatori i emisionit “Shqipëria Live” zbuloi se ka vendosur 3 stenda në zemër.
“Unë kam 20 ditë e kam pasur një intervenim tek vetvetja e nuk e kam bërë publike, jo në rrjetet sociale. Kam dashur me e mbajt afër vetes. Kam dashur tre stenda në zemër. 20 ditë ka akoma që prej asaj po e marr veten. Jam munduar gjithmonë, kjo është nga njerëzit pozitiv që jemi në jetë”.
I pyetur pse s’ka dashur ta bëjë publike problemin e tij, Gashi tha se nuk donte ta përcillte ndjesinë e tij të keqe tek publiku.
“S’e di, në fillim e kisha një problem se kur je një njeri pozitiv në jetë e kur ndodh dicka nuk dua ta ndaj mërzinë time me publikun. Por në këtë rast Adriana është aktore, unë jam prezantues, ju po, me nis me ju qajt cdo ditë hallet që kemi me shikuesit, nuk i mbetet shikuesit vetëm me qajt barabartë me hallet tona”, tha moderatori.
Komentet e tij u bënë teksa në emision flitej mbi reagimin e publikut për aktoren Adriana Matoshi e cila ndau me fansat e saj lajmin se do operohej sërish të mërkurën pasi i ishte rikthyer tumori në kokë pas 9 vitesh.