Adrian Gaxha dhe Fatma Methasani rikthehen në krahët e njëri-tjetrit?

Tetë vite më parë ata ishin çifti më i komentuar, edhe pse kurrë nuk e pranuan publikisht se ishin bashkë.

Bëhet fjalë për këngëtarin Adrian Gaxha dhe prezantuesen Fatma Methasani. A janë ribashkuar dyshja sërish?

“2016-ta është kthyer në 2024-tën. Burime të sigurta të Prive kanë bërë të ditur se ata janë parë shumë, por shumë të afërt në një nga hotelet e Shkupit së fundmi. Ata kanë gjetur gjuhën e përbashkët edhe në rrjetet sociale ku sërish kanë filluar ta ndjekin njëri-tjetrin”, thuhet në Prive.

Ora News