
Adi Krasta me sy të nxirë, historia e rrahjes së moderatorit në vitet ’90-të
Moderatori ikonë i viteve ‘90-të që solli ndryshimin në mënyrën e prezantimit të spektekleve televizive në ekranin shqiptar, Adi Krasta, ka postuar në Instagram një foto të hershme, ku shihet me shenjën e nxirë poshtë syrit të djathtë. Në fakt kjo foto është dëshmi e një historie rrahjeje që bëri shumë bujë në vitet ’90-të. Sipas medias incidenti me Krastën hapi siparin e dhunës ndaj njerëzve të tjerë të medias, pasuar nga emra të njohur në vitet në vazhdim. Gjithçka ndodhi në një prej spektakleve të para të tij pas viteve ’90-të, “12 vallëzime pa një të shtunë”. Motivet e rrahjes sipas medias ishin pasi Krasta kishte komplimentuar një vajzë të ftuar nga publiku në skenë, që siç u tha, ishte e lidhur me një tip të fortë. Më pas moderatori u rrah keqas brenda një dyqani, ndodhi kjo që tronditi atëherë opinionin public në atë kohë. Në disa shkrime që gjenden në google u tha se qeveria mori në mbrojtje për disa kohë Krastën duke i lënë pas pas vetes dhe një truproje të Gardës së Republikës. Në lidhje me këtë kujtim aspak të mirë nga karriera e tij e shkëlqyer si një personalitetit i televizionit që solli ndryshime me stilin e tij të çlirët, e kanë komentuar dhe miqtë e ndjekësit në Instagram, duke e përshkruar foton me fjalët: “Ishte koha kur të vinin burrat pas për një kompliment në tv”. /Story.al/
