Adi Krasta s’do paguhet për Festivalin? “Jam i papunë, e drejtoj thjesht për qejf”


Festivali i 56-të i Këngës në RTSH nisi sot në mbrëmje në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ndërkohë që minutat e fillimit të natës së parë iu lanë në dispozicion artistit të famshëm italian, Riccardo Cocciante, të cilit iu bashkua në fund dhe Elhaida Dani. Në mes të intervistës me muzikantin 71 vjeçar të skenë, Krasta ka thënë dy fjalë për veten si pjesë e këtij evenimenti të muzikës shqipatre. “Unë jam i papunë, por që Festivalin e drejtoj për qejfin e tim”, tha ai. Nuk dihet nëse nuk do të paguhet vërtet, apo pagesa do të jetë simbolike.