Adi Krasta nostalgji për kohën kur bënte gazetarin në BBC

Moderatori i njohur Adi Krasta duket se është bërë nostalgjik për kohën kur bënte gazetarin në studiot e BBC në Londër. Me pamje pothuaj të njëjtë dhe i qeshur shfaqet Krasta në albumin e fotove të para disa viteve, që ka ndarë me miqtë. Në muajin dhjetor 2017, Krasta drejtoi Festivalin e Këngës në RTSH, ndërkohë ende nuk dihet kur do ta shohim sërish në ekran.