Adelina Tahiri zhvendoset në një tjetër shtet për të jetuar me familjen
Adelina Tahiri kohët e fundit ka qenë vazhdimisht aktive në rrjetin social ‘Instagram’. Nëpërmjet videove ‘live’, ajo nuk ka ngurruar aspak që t’u kthejë përgjigje çdo pyetjeje të ndjekësve të saj. Së fundmi, këngëtarja ka treguar se për pak kohë mund të largohet nga Maqedonia për të jetuar në Austri së bashku me familjen që ka krijuar. Ajo nuk ka zbuluar për sa kohë do të qëndrojë në shtetin austriak, shkruan Who. Tashmë vogëlushi i saj, Jon, është më i rritur dhe siç duket është gati të ndërmarrë edhe udhëtime të gjata dhe mami Adelina gjen edhe mundësinë që të shkëputet për pak orë prej tij.