Adelina Tahiri foto seksi me burrin në prag të lindjes, ja deklarata e dashurisë për milionerin

Adelina Tahiri është ndër këngëtaret më të komentuara të showbizit, e edhe më shumë e përfolur që nga martesa me biznesmenin milioner nga Maqedonia, Serjozha Markov. Megjithëse është në periudhën e fundit të shtatzanisë, këngëtarja nuk po ndahet nga rrjetet sociale, në të cilat po publikon foto të shumta për 354 mijë ndjekësit e saj në Instagram, shkruan Rtv21.tv. Së fundmi, këngëtarja ka realizuar një set fotosh të shtatzënisë, me ç’rast kohë pas kohe ajo po i publikon në rrjetet sociale. Në imazhin e fundit që Tahiri ka hedhur në Instagram, ajo shfaqet së bashku me bashkëshortin, i cili shihet duke e pushtuar ndërsa i prek barkun. E veshur me të zeza në pjesën e sipërme dhe me bark të zbuluar, Adelina shihet mjaft e lumtur në fotografinë e fundit. ”I love u”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos ku ka marrë pëlqime dhe komente të shumta. Sa i takon karrierës “S’je normal” është kënga e fundit nga Adelina Tahiri, e cila është pëlqyer mjaft nga publiku.