
Adelina Tahiri feston sot ditëlindjen, ja sa vjeçe mbush
Këngëtarja Adelina Tahiri feston sot 27-vjetorin e lindjes. Nëpërmjet postimeve në “Instagram”, ajo ka zbuluar se e ka pritur ditëlindjen në njërin prej restoranteve më të mirë, me ushqimin e gatuar nga kuzhinieri i famshëm Nusret.
Ndërkohë sapo ka hyrë mesnata, Adelina ka publikuar një foto ku tregon se sa vjeç mbush dhe uron veten me rastin e ditëlindjes. Sigurisht që fotografia ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente ku fansat e kanë uruar.
“Gëzuar ditëlindjen Adelina! Gëzohem që të njoha!”, shkruan këngëtarja e njohur bashkëngjitur me foton.