Adelina Ismajli rrëfehet pas lindjes: Emrin mbretëror Uliks ia vendosi Vali, sepse djali ynë i ka sytë…
Adelina Ismaili dhe Vali Krasniqi kanë ndarë me miqtë lajmin se u bënë prindër për herë të parë, duke postuar edhe foton ku duket dora e djalit Uliks, mes atyre të prindërve. Për mediat e Kosovës, Adelina ka ndarë emocionet e para pasi solli në jetë fëmijën, ndërsa u shpreh: “Jemi më të lumtur se kurrë më parë, sot gjithçka mori kuptim për ne”, tha ajo. Ndër të tjera Adelina u shpreh: “Bebi ka syçka të rrumbullakta e faqe të kuqe, dhe e pagëzuam Uliks, pasi ky ishte emri që vendosi Vali”. Mediat e kanë komentuar si emër mbreti, emrin që do të mbajë djali i artistes shqiptare. Uliks është varianti latin i Odiseut (greq. Odysseus, lat. Ulixes) – mbret i Itakës, heroi simbol i zgjuarsisë (dinakërisë), trimërisë dhe guximit në mitologjinë greke gjatë Luftës së Trojës. Edhe emrin e të të birit Adelina Ismajli ia kishte besuar partnerit dhe menaxherit të saj Vali. Vitet e fundit Adelina është tërhequr nga muzika, ndërkohë që po jeton pranë partnerit në Gjenevë të Zvicrës. Tashmë si nënë për herë të parë në moshën 37 vjeçare, jeta e artistes merr komplet kthesë tjetër, pasi do i duhet t’i përkushtohet rritjes së djalit. Nuk dihet se me çfarë biznesi merren ata në Zvicër, ndërkohë që Vali është ekonomist me profesion.