
Adelina Ismaili sjell djalin në Tiranë, nisin të eksplorojnë kryeqytetin
Fundi i vitit është koha perfekte për të udhëtuar dhe për të kaluar më shumë kohë pranë njerëzve të afërt dhe familjarëve. Të njëjtën gjë ka vendosur të bëjë edhe këngëtarja e njohur, Adelina Ismaili. Së bashku me vogëlushin e saj Uliksin, këngëtarja e njohur ka udhëtuar drejt Tiranës, vend në të cilin Adelina ka shumë miq. Tashmë që dhe Uliksi është më i rritur, Adelina e ka më të lehtë të udhëtojë me të, sipas Who. Këngëtarja ka publikuar në rrjete sociale një video në të cilën vogëlushi shihet duke eksploruar Tiranën e zbukuruar. Siç shihet edhe nga videoja, duket se Uliksit po i pëlqen shumë shëtitja nëpër kryeqytet.