
Adelina Ismaili rikthen kohët e arta, pozat sensuale tani si nënë
Adelina Ismaili ka vetëm një adresë kur është fjala tek pamja. Këngëtarja e njohur i beson vetëm Sellmës për grimin. E shpesh, dyshen e shohim teksa eksperimentojnë me sete fotografike të cilat i shfaqin në mënyra të ndrshme. Njësoj ka ndodhur edhe së fundi, kur në rrjete sociale janë postuar fotografi nga seti i ri, me grim të lehtë, shkruan Prive. Adelina shkëlqen me plot kuptimin e fjalës nën shkrepjet e Arton Humollit, duke u kthyer në kohët e arta të karrierës së saj, ku realizonte foto mjaft të bukura. Në fotot e reja ajo duket mjaft sensuale tashmë me statusin e nënës.
