Adelina Ismaili rikthehet pas pesë vitesh me interpretim live, këndon në mënyrë fantastike “Mora fjalë”

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismaili, ka tash e sa kohë që e ka lënë pak anash muzikën.

Ajo po merret me emisionin e saj “Tete a Tete” në Kanal10, ku nga java në javë sjell intervista me të ftuar të ndryshëm, kryesisht figura publike në vend.

Teksa emisioni i saj përfshin një pjesë edhe argëtim me muzikë, Adelina nuk hezitoi që në edicionin e kaluar të ngirtet në këmbë për të kapur mikrofonin, dhe për t’ia “thënë këngës”.

Ajo interpretoi live këngën “Mora fjalë” bashkë me vokalistin e emisionit, Krenar Krasniqi.

Dyshja sollën një interpretim të veçantë të asaj që njihet si ndër këngët më të bukura patriotike ndër vite.

“Pas 5 vitesh, këngë e zemrës… Faleminderit Krenar Krasniqi, zëri yt është magji”, shkroi Adelina në një video të performancës të publikuar në Facebook. /Telegrafi/