Adelina Ismaili nis vitin me një këngë melankolike për të birin

Që kur iu rikthye skenës shqiptare, ajo ka publikuar këngën e dytë me radhë. Këngëtarja e famshme shqiptare Adelina Ismaili, sapo ka lansuar një tjetër projekt pas këngës “Tiçja”. Ismaili tani vjen krejt ndryshe, me një këngë melankolike dedikuar djalit të saj Uliksit. Ajo këngën e re e ka titulluar “Sa 1000 engjëj”, ndërsa tekstin e këngës e ka shkruar vetë ajo, shkruan Prive. Në klipin e saj të ri, Ismaili shfaqet si një mbretëreshë e akullt e veshur e tëra në të bardha dhe e rrethuar me imazhe të ngrira.

https://www.youtube.com/watch?v=LBxKV-VQGwQ