Adelina Ismaili i futet bamirësisë, dhuron 12 shtëpi për familjet në nevojë

Adelina Ismaili është një nga emrat më të lakuar të skenës dhe ekranit në të gjitha trevat shqiptare. Së fundmi ajo i është larguar karrierës si këngëtare, për tu dedikuar bamirësisë.

Këngëtarja e shumëpërfolur për dukjen dhe paraqitjen e saj skenike që herët duket sikur ka vendosur t’i jap një drejtim të ri jetë së saj.

Ajo ka vendosur të bëj gjestin humanitar duke dhuruar 12 shtëpi për familjet në nevojë.Artistja e ka ndarë vetë lajmin në profilin e saj në Facebook duke u shoqëruar me shumë përgezime dhe urime nga ndjekësit.

Kujtojmë se këngëtarja nisi para pak kohësh karrierën e saj si prezantuese.Vazhdimësia e emisionit që drejtohej nga Ismaili vazhdoi deri për Vit të Ri dhe pas kësaj periudhe nuk u transmetua më.

E pyetur nga ndjekësit në lidhje më këtë ndërprerje, këngëtarja u shpreh:

“Shpejt…kam pasë probleme shëndetësore (jo Covid). Shpeeeejt”.

Kjo nënkupton që këngëtarja ka kaluar një periudhë jo të lehtë.

(o.l./dosja.al)