Adelina dhe Zanfina Ismaili gati t’i kthehen suksesit “Dy motra, një frajer”

Dy motrat e famshme, Adelina dhe Zanfina Ismajli, ka kohë që e kanë premtuar një këngë të re. Por dyshja nuk kanë dhënë ndonjë datë se kur do e publikojnë këngës. Mirëpo në seksionin e pyetjeve përgjigjeve me Zanfina Ismajlin, këngëtarja është pyetur nëse do bëjë duet me motrën e saj.

“Ende nuk e dimë”, ka thënë Zanfina në përgjigjen e saj. Këngëtarja nuk e ka mohuar se do të ketë një këngë mes dyshes, edhepse ajo së fundmi nuk është marrë me muzikë aspak, shkruan Prive. Përndryshe, dy motrat kanë së bashku këngën “Dy motra, një frajer”.